Rama sulmon Ademin: Në Shkodër na ngeci sharra në gozhdë (VIDEO)

Në facebook, teksa ka postuar pamje të punimeve nga Rilindja, kryeministri Edi Rama ka gjetur hapësirën për të sulmuar kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin. Kreu i qeverisë thotë se në veri është investuar shumë, ndërsa bën një përjashtim për Shkodrën. Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama ”sulmon” Voltana Ademin.

Postimi i plotë

Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes. Për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, Mirdita, etj., ku kemi investuar (do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton) dhe do të vazhdojmë të investojmë, edhe më shumë, sepse Shqipëria është “nji jug e veri”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2751290068488762/

SHKARKO APP