Rama ”sulmon” Trump: Po pret të iki vetë e i hapi rrugë virusit (VIDEO)

Për herë të disatë, kryeministri Edi Rama ka dalë kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Përmes një video live në facebook, kreu i qeverisë komenton deklaratën që Presidenti Trump u kishte thënë qytetarëve se virusi do kalonte shpejt, e sot po përballet me një situatë që spitalet nuk kanë më vende dhe kjo sipas Ramës ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat e duhura.

”Meqë keni qejf shembujt me Amerikën, Presidenti u thoshte deri dje se do kjo shpejt, thjesht do iki. E shikoni tani se çfarë u thotë amerikanëve. Duke pritur që të iki vetë po i hap rrugën armikut. Sot kanë kaluar Kinën dhe nuk kanë më as mjete për të mbrojtur mjekët në spitale. Amerika është amerikë dhe mbase dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne”.

Nga ana tjetër, qeveria ”Rama 2”, ka shtuar masat, ku tashmë vetëm një person nga familja do të dalë për të bërë pazare. Pandemia e Covid-19, ka prekur 195 persona, ka vënë 10 viktima dhe 34 janë të shëruar. Në shërbimin infektiv, aktualisht, janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?