Rama: Synojmë të heqim taksën edhe për pagën 40 mijë lekë, rritje të pensioneve

Kryeministri Edi Rama teksa bisedonte me qytetarët në Berat, është shprehur se qeveria e tij po synon të heqë taksën edhe për pagën 40 mijë lekë. Sipas Ramës kjo do të përfshijë rreth 67% të pagave në vendin tonë. Nga ana tjetër, ai është ndalur edhe tek pensionet duke thënë se do të shikohet mundësia për të ndërhyrë për rritje të pensioneve.

”Po synojmë që personat që do marrin 40 mijë lekë rrogë nuk do paguajnë taksë. Nuk është pak se shkon 67% e të gjithës. E të gjithë pagave pa taksë. Kalkulimet janë që ta bëjmë në janar 2022 apo 1 janar 2023. Ne jemi në qeveri dhe do jemi. Dhe duhet të mbajmë ato që themi nuk do flasim në ajër. 2022 apo 2023 të rrisim mundësi dhe më pas të shpërndajmë më shumë. Bëhet duke investuar të ardhurat. Po studiojmë se si mund të ndërhyjmë tek pensionet. Por vende të tjera si Serbia i ka ulur pensionet. Po flet për rritje por jo. Në nuk bëhet fjalë për të vepruar kështu. Skema po balancohet. Është bërë stabël dhe kushtet janë, nuk e them dot se do ulim sigurimet dhe do rrisim pensionet 5% thotë ai tjetri. Si Sudja. Që të tejkalosh Suden është kurajo shumë e madhe”.-ka thënë Rama.

SHKARKO APP