Rama takim me mbretin Charles, dalin pamjet nga pritja për liderët e Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet duke shhtrënguar duart dhe biseduar me mbretin Charles III, në takimin e zhvilluar në Britaninë e Madhe.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pritja për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor është organizuar në pallatin St James, ndërsa në fotot janë publikuar edhe nga mediat e huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim ka marrë pjesë edhe Albin Kurti, si edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili në foto dallohet teksa flet me Presidentin e Serbisë, Duro Macut.

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Londër, ku do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit për të biseduar mbi migracionin, sigurinë dhe rritjen ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?