Rama takim zyrtar me Melonin në Romë

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë nesër (16 prill) një vizitë zyrtare në Romë, ku pritet të takohet me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni. Takimi do të mbahet në ambientet e Pallati Chigi, selia zyrtare e qeverisë italiane.

Takimi është planifikuar të nisë në orën 15:00 dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në kuadër të forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo vizitë vjen në një moment kur bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve është intensifikuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, sigurinë, energjinë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe çështjeve të migracionit dhe menaxhimit të kufijve, fusha në të cilat Italia dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar ngushtë vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi pritet të trajtojë edhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor, si dhe rolin e Shqipërisë në këtë rajon në kuadër të stabilitetit dhe integrimit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia ka qenë tradicionalisht një nga mbështetëset kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe ky takim shihet si një mundësi për të riafirmuar këtë mbështetje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?