Rama takohet me ministrin e Jashtëm të Rusisë: I shokuar nga ajo që pashë në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të radhës së OSBE, po zhvillon një takim me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse ka pritur Ramën dhe delegacionin e OSBE në Moskë, ku i uroi mirëseardhjen.

Rama dhe Lavrov patën një prezantim të shkurtër për mediat dhe më pas nisën një takim pa kamera, ku do diskutojnë për shumë çështje që kanë lidhje me Ukrainën. Rama në nisje të fjalës së tij u shpreh se ishte i kënaqur që ishte në Moskë dhe e falenderoi Lavrorin për mirëpritjen dhe mundësinë e takimit.

“Ne jetojmë në kohë me turbulenca, dhe sa i përket sigurisë, ajo është e brishtë në këtë rajon dhe njerëzit janë duke vuajtur dhe detyra jonë është që të shkojmë para përmes dialogut. Ajo që dua të theksoj është se OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negocime, shpresoj që do të kontriboj në çështjet e sigurisë. Kam mbetur i shokuar nga ato që pashë, vuajtjet e njerëzve atje (Ukrainë). Në të gjithë atë zonë njerëzit vuanin dhe ishin në kufijtë e mbijetesës”.

SHKARKO APP