Rama: Të hënën më prisni në Facebook, do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja
Kryeministri Edi Rama duket se do të nisë punën e këtij sezoni me një konferencë online me pyetje-përgjigje me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri në llogarinë e tij në Facebook, ku shkruan se të hënën e 24 gushtit, duke nisur nga ora 12 e mesditës, do t’u dedikohet miqve, siç i cilëson ai, të rrjeteve sociale mbi çdo temë të interesit të tyre.
Pyetjet do të jenë të mirëpritura nga çdo sektor dhe çdo aspekt i punës së qeverisë, ku vetë ndjekësit do të kenë dëshirë të ndalen, bën të ditur më tej kryeministri Rama.
E sigurisht këtu pritet të mos mungojnë edhe pyetje mbi reformën në drejtësi, pasi edhe asaj i është lënë hapësira e nevojshme duke nisur nga sesioni i ri parlamentar e në vazhdim. 'Të hënën 24 gusht 12.00 live në Facebook&Twitter do t'i pergjigjem pyetjeve të miqve të rrjetit social mbi çdo temë të interesit Tuaj; nga beteja madhore që nisim në shtator kundër informalitetit në ekonomi, tek çdo sektor e aspekt i punës së qeverisë ku Ju do të keni dëshirë të ndalemi. Për të lehtësuar rrugën e komunikimit pas çdo pyetjeje vendosni#PyetKryeministrin”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

