Rama: Të përgatitemi për më të keqen

Kryeministri Edi Rama, thekson se gjatë qëndrimit në shtëpi si masë ndaj Covid-19, ai ka komunikuar vazhdimisht me qytetarët përmes rrjeteve sociale por edhe një strukture në kryeministri që monitoron të gjitha shqetësimet e tyre. “Qytetarët i kam vetë në faqen time i lexoj, i dëgjoj, komunikoj me ta dhe jam shumë i qartë se çfarë shqetësimesh kanë. Ka një skuadër që merret me gjithë ankesat, shqetësimet që shkruhen jo vetëm në faqen time po kudo në rrjetet sociale. Gjëja e përbashkët e të gjithëve është shqetësimi se kur do të mbarojë. Duhet të jemi të përgatitur për më të keqën, dhe pastaj çfarë do të dalë më mirë, e kemi qarë siç thoshin tironsit. Të përgatitemi dhe të stërvisim durimin tonë çdo ditë, të kemi shumë besim që do t’ia dalim me patjetër. Nuk është se e them, se të gjithë e thonë, por do t’ia dalim nëse do të zbatojmë hap pas hapi si një trup i vetëm strategjinë që ne kemi dhe që përkthehet në të gjitha hapat sipas planit të reagimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?