Rama tërhiqet nga masat e ashpra, fal kamatëvonesat

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot faljen e kamatëvonesave për debitorët e OSHEE. Në total janë rreth 22 mijë familje me ndihmë ekonomike që përfitojnë si dhe rreth 4 mijë biznese. Në një konferencë për mediat, Rama tha se këto masa lehtësuese janë fryt i miradministrimit të sistemi energjetik në vend, duke sjellë dhe përfitime. Masat lehtësuese vlejnë për ato subjekte që kanë shlyer detyrimet në kohën e caktuat.

Qëndrimi i Kryeministrit Rama, i prezantuar sot personalisht para mediave vjen si zbutje e vendimeve të ashpra që janë marrë gjatë vitit të fundit në sektorin e energjisë. Ndryshe nga sa është deklaruar më parë se nuk do të ketë asnjë vendim lehtësues, Kryeministri ka bërë një hap pas duke zbutur “dorën e qeverisë” ndaj familjeve dhe bizneseve.

Kategoria më e madhe është ajo e familjeve që janë me ndihmë ekonomike, pra niveli i të ardhurave është në minimum dhe më heqjen e kamatëvonesave lirohen nga një barrë e madhe financiare.

Vendimi miratohet në kohën që shumë prej aksioneve të qeverisë për energjinë janë cilësuar represive dhe kanë pasur gjoba shumë milionëshe. Në këtë rast tërheqja është nga ato vendime që nuk merren si shenjë dobësie e mazhorancës, por si një reflektim mbi masat shtrënguese që kanë prekur pjesën më të ndjeshme ekonomike të qytetarëve.

 

SHKARKO APP