Rama thirret në interpelancë në Parlament për shembjen e Teatrit Kombëtar

Një grup deputetësh të opozitës parlamentare kanë thirrur në një interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kur kanë kaluar më shumë se 11 ditë nga shembja, Teatri vijon të mbetet temë kryesore në vend dhe politikë.

Opozita e re seancën e kaluar nuk e priti aspak mirë shembjen e Teatrit teksa pikërisht deputeti Ralf Gjoni i cili është përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi, kërkoi ndërprerje të seancën më 21 maj si dhe një ngritje të një Komisioni Hetimor Parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama foli për më shumë se 1 orë vetëm për Teatrin por duket se do të duhet të flasë edhe sot pas interpelancës së kërkuar nga opozita e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?