Rama, thirrje qytetarëve: 5 mijë vende të lira pune, aplikoni!

Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë këtë paradite në faqen e tij të Facebook, u ka bërë thirrje dhe u ka rikujtuar të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune, që të aplikojnë në Platformën Kombëtare të Punësimit.

Rama thotë se janë plot 5 mijë vende pune, ndërsa ka treguar edhe hapat që do duhet të ndjekin të gjithë ata që janë në kërkim të një vendi pune.

Po ashtu Kryeministri u ka bërë thirrje edhe të gjithë atyre që janë punëdhënës, për t’u futur në këtë platformë dhe për të regjistruar vendet e lira të punës që ata ofrojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?