Rama, dajak në Vlorë dhe porosi drejtuesve të bashkisë Tiranë që të dalin në terren për të zgjidhur problemet

Edi Rama ka bërë sot një vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës, ku ka urdhëruar kryebashkiakun të shkarkojë nga detyra të gjithë drejtorët e bashkisë, sepse nuk po punojnë dhe kanë humbur sensin e realitetit dhe të problemeve që kanë vlonjatët.

Ndërkohë fill pas Vlorës Kryeministri zhvilloi një takim me drejtuesit e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e 11 Majit. Kërkoi pastërti, hapësira publike funksionale dhe kontroll mbi trotuaret.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim pune me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur në 11 Maj. Takimi, që zgjati rreth 30 minuta, u përqendrua në përmirësimin e cilësisë së jetës urbane në kryeqytet, me theks të veçantë te pastrimi, hapësirat publike dhe funksionaliteti i infrastrukturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga takimi i disa ditëve më parë me drejtuesit e Bashkisë Vlorë – ku pati kritika të forta dhe pakënaqësi të hapura – këtë herë Rama nuk shprehu ankesa për drejtuesit e Tiranës. Përkundrazi, ai kërkoi bashkëpunim dhe angazhim konkret në terren për të adresuar problematikat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të ndaheni në grupe pune të përbashkëta në terren për të parë nga afër problematikat”, është shprehur kreu i qeverisë, sipas burimeve nga mbledhja.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga Kryeministri ishte keqpërdorimi i trotuareve. Ai theksoi se “Tirana nuk mund të bëhet si Vlora”, duke përmendur një rast konkret nga qyteti bregdetar, ku një zyrtar i bashkisë kishte legalizuar një trotuar për llogari të biznesit të familjes së tij.

Rama kërkoi nga strukturat përgjegjëse – konkretisht IMT dhe INUV – të jenë në lartësinë e duhur të detyrës dhe të ndalojnë çdo formë abuzimi apo tolerimi të shkeljeve në hapësirat publike.

Një vlerësim të veçantë mori Elona Lalaj, drejtoresha e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Rama vlerësoi punën e saj dhe tha se numri i ankesave nga qytetarët ka rënë ndjeshëm.

Takimi u mbyll me paralajmërimin se brenda dy javësh do të zhvillohet një tjetër mbledhje vlerësimi, ku do të analizohet zbatimi i porosive të dhëna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?