Rama: Transformim rrënjësor te zona e Shkëmbit të Kavajës

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar foto nga puna e bërë tek Shkëmbi i Kavajës në Golem për sistemimin e rrugëve dhe vendosjen e ndriçimit. Ai shkruan se xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap po i zë vendin hap pas hapi një rrjet normal infrastrukture.

Postimi i Ramës

Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i ze vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

#ShqipëriaqëDuam

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?