“Rama tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit”, Balliu për Ballukun: Kjo qeveri ka mision të zhvatë qytetarët shqiptarë
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se prej kohësh opozita ka denoncuar se kjo qeveri ka një mision, të zhvatë qytetarët shqiptarë dhe të mbushë xhepat e pushtetarëve.
Sipas tij, prej kohësh është paralajmëruar se pushteti politik po përdoret si mburojë për të mbrojtur dhe legjitimuar abuzimet e qeverisë. Balliu deklaroi se me vendimin e sotëm, të cilin e cilësoi si të paprecedentë, një parti politike ndërhyri për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionin e saj kushtetues.
”Sot Rama tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit të tij: burg për qytetarët e zakonshëm dhe amnisti për Ramën dhe për ata që kanë abuzuar me besimin publik”,-u shpreh ai.
Reagimi i plotë
Vendimi i Ramës sot është pasqyra më e pastër e pushtetit të tij. Prej kohësh kemi denoncuar se kjo qeveri ka një mision të vetëm: të zhvatë qytetarët shqiptarë dhe të mbushë xhepat e pushtetarëve. Prej kohësh kemi theksuar se ky pushtet përdoret si mburojë politike për të mbrojtur dhe legjitimuar abuzimet e veta.
Sot, përmes një vendimi të paprecedentë, një parti politike ndërhyri për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionin e saj kushtetues. Ky veprim ekspozon qartë fytyrën reale të këtij pushteti: burg për qytetarët e zakonshëm dhe amnisti për Ramën dhe për ata që kanë abuzuar me besimin publik.
Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për komunitetin ndërkombëtar, i cili sot, me një zë të unifikuar, dënoi këtë akt antikombëtar dhe kriminal një veprim që cenon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet familja perëndimore dhe euroatlantike.
KOHA JONË SONDAZH

