Rama tregon aventurat me avion nga alpet, shqiptari i bën komentin epik: Rrugë s’ka aty

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, disa pamje për të cilat thotë se një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve shqiptare.

Postimi i tij:

Valbonë, Tropojë – Një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve. Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre.’’
Por pas postimit të tij kanë nisur të komentojnë edhe shqiptarët. Njeri prej tyre i bërë një koment epik, duke i shkruar:

Rrugë s’ka aty.’’

Ka dhe nga ata shqiptarë që e pyesin Ramën se kur do të paguhen boxhet që ai ka marrë. Ndërsa një tjetër shqiptar i ka shkruar se burrë do të jetë kur të ndërtojë banesat që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes të tjerash nuk mungojnë as komentet që i shkruajnë Ramës me ironi se vetëm një hidrocentral ka mbetur pa u ndërtuar në ato zona.

SHKARKO APP