Rama tregon listën me 4 dokumentet që nuk duhet t’i dorëzoni më në zyrat e shtetit

Shpesh herë aplikimi për çështje të ndryshme në sportelet e shtetit, banka apo instanca të ndryshme kërkon kohë sfilitëse dhe dokumente pafund.

Absurdi shpesh shkon deri aty sa shteti kërkon vërtetime të ndryshme edhe për dokumente që mund të prodhohen nga i njëjti institucion ku jemi drejtuar.

Por, edhe pse qeveria ka eliminuar përdorimin e disa vërtetimeve të cilat gjenerohen nga sistemi, shpesh herë në administratë përballemi me punonjës që ose nuk kanë informacionin e duhur, ose nuk kanë përgatitjen e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë së fundi një listë me dokumentet që sipas tij nuk është e nevojshme të paraqiten në zyrat e shtetit kur shkojmë për kërkesa apo aplikime të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai sqaron se dokumentet në fjalë janë detyrim i zyrtarit të shtetit ku drejtohemi që ai t’i gjenerojë përmes sistemit elektronik e-Albania.

Statusi i Ramës:

INFORMIM I NEVOJSHËM MBI SHËRBIMET PËR QYTETARËT

Qeveria ka vendosur që përveç dokumentave që janë hequr nga lista e burokracisë, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin për ju zyrat ku drejtoheni për një shërbim.

Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumenta shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin.

Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën shqiperiaqeduam.al./a.m.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?