Rama tregon nëse tensionet me Athinën do të ketë ndikim për përcaktimin e kufirit detar
Në një intervistë për median greke ”ERT”, kryeministri Edi Rama duke folur për situatën e krijuar pas arrestimit të Belerit dhe tensioneve mes Athinës zyrtare dhe Tiranës, u pyet nëse këto zhvillime do të kenë ndikim në përcaktimin e kufirit detar në Hagë midis dy shteteve.
“Kështu që për të gjitha problemet, që nga kufiri detar, deri tek heqja e ligjit të luftës nga Greqia, unë vazhdoj të mbetem shumë i angazhuar dhe po ashtu, edhe për miqësinë me kryeministrin e Greqisë, unë vazhdoj të jem besimplotë dhe plotësisht i angazhuar”, deklaroi Rama.
-Do të ketë ndikimin gjithë ky zhvillim në përcaktimin e kufirit detar në Hagë midis dy shteteve?
Kryeministri Edi Rama: Ne kemi interesa strategjike shumë të rëndësishme dhe interesat strategjike tonat përputhen plotësisht me domosdoshmërinë e një marrëdhënieje miqësore dhe të një partneriteti strategjik me Greqinë. Kështu që për të gjitha problemet, që nga kufiri detar, deri tek heqja e ligjit të luftës nga Greqia, unë vazhdoj të mbetem shumë i angazhuar dhe po ashtu, edhe për miqësinë me kryeministrin e Greqisë, unë vazhdoj të jem besimplotë dhe plotësisht i angazhuar.