Rama tregon pamje nga “Rruga e Arbrit”: Po punohet intensivisht

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri i ndërtimit në Rrugën e Arbrit. Rama thekson se janë hapur tre tunele, ndërkohë që vijon puna për “Urën e Vashës”.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rrugës së Arbrit, ku pas hapjes së tre tuneleve po punohet intensivisht edhe për Urën e Vashës, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Rruga e Arbrit do të ketë gjithsej 6 ura, por ajo më e madhja e më e rëndësishmja është Ura e Vashës e cila kalon mbi lumin Mat dhe ka një gjatësi 398 metra. Segmenti nga Zall-Bastari tek Ura e Vashës kalon në një territor të vështirë nga ana topografike.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?