Rama tregon përse i dërgoi mjekët në Itali: Në aeroport mësova se disa prej tyre s’u kishin treguar prindërve

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin italian Rai3, deklaroi se vendimin për të dërguar ekipin me 30 mjekë e infermierë në Itali, në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, e mori duke parë situatën e rëndë atje.

“Gjithçka erdhi shumë natyrshëm (dërgimi i personelit mjekësor në Itali). Atë që po ndodhte në Itali, duke e parë në televizor, duke ndjerë dhimbjet e atij populli, thamë, që më mirë të dëgjojmë Nënë Terezën që thoshte; “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Ne e ndezëm një. Ishte një ide që unë ia thash presidentit italian. Më pas ai tha se do të ishte fantastike. Kishim dhe disa dyshime se ata nuk do të ishin shumë të gatshëm që të shkonin në këtë luftë, por të gjithë u përgjigjën pozitivisht menjëherë. Madje kishte dhe nga ata që nuk ia kishin thënë prindërve. Ma thanë në aeroport, që “nëse do ua thoshim prindërve, s’do na linin. Do na mbyllnin derën”, tha Rama.

Ndër të tjera, gazetarja e pyeti kryeministrin se a është e vërtetë që shumë prej tyre ishin nisur pa lejen e prindërve.

Disa prej tyre u nisën pa lejen e prindërve, e vërtetë është kjo?

Rama: Po në fakt, ma kanë thënë këtë gjë vetëm në aeroport. Po t’u kishim thënë prindërve më thanë, s’do na kishin lënë, kështu që thamë t’i marrim kur të jemi në Itali.

Gazetarja: Ne ju sigurojmë se do kujdesemi për ta, ju na ndihmuat dhe ne do ua shpërblejmë. U themi prindërve të tyre që do kujdesemi shumë mirë për ta.

SHKARKO APP