Rama tregon pishmanin e vetëm të Ibrahim Rugovës në shtratin e vdekjes

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte adhurim pa kushte për Shqipërinë, duke shtuar se “u njihte mirë shqiptarëve si vuajtjet ashtu edhe krenarinë, ndjeshmërinë e besnikërinë”. Rama tregoi edhe pishmanin e fundit të ish-presidentit të Kosovës në shtratit e vdekjes, që ishte njohja e plotë si shtet i pavarur.

“Miqtë e tij më kanë thënë se gjatë sëmundjes ai kishte vetëm një pishman përballë vdekjes që i afrohej të cilën nuk e shihte fare si problem në kuptimin se ndjehej një njeri në dispozicion të jetës me humanizmin e tij, por edhe në të njëjtën kohë i penguar se nuk ia qitën pikën jashtë, thoshte për njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo pikë tashmë ka dalë jashtë në mënyrë të pakthyeshme, por sfida ndërtimit të plaqes ssë plotë rugoviane mbetet sfidë e hapur”, tregoi kreu i qeverisë në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

SHKARKO APP