Rama tregon se si mund të merret dëshmia e penalitetit në më pak kohë

Kryeministri Edi Rama në një postim në ‘Facebook’ solli në vëmendje procedurën që ndiqej deri tani për të marrë një dëshmi penaliteti, për të cilën duhej të prisje 15 ditë për t’u pajisur me të.

Ndërkohë që përmes aplikimit online, duke reduktuar procedurat, Rama thotë se tashmë qytetarët duhet të presin vetëm 6 ditë.

Postimi i plotë i Ramës

Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë?

Çdo ditë kryhen mesatarisht 400 aplikime të tilla, pra 12 mijë qytetarë në muaj shkonin mbanin radhë në postë, një herë për ta kërkuar dhe një herë për ta marrë dëshminë?

Sot ky shërbim kryhet me ZERO LEKË, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania, ku BRENDA 6 DITËSH vjen edhe përgjigja me vulë elektronike?

#RevolucionDigjital2020??? #ShërbimePublike #PaRadha #PaRryshfet #PaEcejake?

Administrata në këmbë për qytetarin?Jo më qytetari në këmbë për administratën?

#ShqipëriaqëDuam??☀️

SHKARKO APP