Rama u flet nga zyra, studentët ia kthejnë nga sheshi: Mjaft me broçkulla! Firmos kërkesat tona!

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama është duke iu drejtuar “live” studentëve me video nga rrjetet sociale, studentët po i përgjigje në kor nga sheshi përpara Ministrisë së Arsimit: Mjaft me broçkulla, kryeministër, por firmos kërkesat tona!

Një i ri që e mori fjalën tha: “I nderuar kryeministër, vetëm ti ke leverdi të jetë PS, PD dhe LSI në protestë,  ne kemi shpirtin e  pastër!”

Nëse është dikush që mundohet të përçajë protestën tonë, jeni ju kryeministër që akuzoni padrejtësishtë Partinë Demokratike dhe LSI-në. Harrojeni se studentët janë të përçarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët e bashkuar, Kanë për të fituar!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një vajzë ka folur pas të riut: Mjaft me broçkulla, z. Kryeministër, por firmos kërkesat tona!”

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/365556844000861/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?