Rama u mburr me vaksina kineze nga Turqia. Edrogan: Pekini nuk na ka sjellë vaksinat që premtoi
Kryeministri Edi Rama shpalli dje më bujë nënshkrimin e kontratës me Turqinë për sigurimin e vaksinave nga Kina. Kontrata ende e pazbardhur plotësisht u lançua si sukses personal i Edi Ramës.
Por sot në mediat turke shkruhet se pala kineze nuk ka zbatuar ende kontratën me Turqinë. Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka deklaruar se deri në fund të shkurtit Kina nuk e kishte përmbushur objektivin për dërgimin në Turqi të 50 milionë dozave të vaksinës për koronavirusin dhe se ai e kishte ngritur këtë çështje në takimin me ministrin e jashtëm kinez. Turqia nënshkroi në nëntor një marrëveshje me Kinën për të blerë 100 milionë doza vaksine, prodhim i firmës Sinovac Biotech, të cilat do të dërgoheshin pjesë-pjesë. Sipas marrëveshjes, Kina duhej të dërgonte 50 milionë doza Sinovac në Turqi deri në fund të shkurtit dhe pjesa tjetër deri në fund të prillit. Por dërgesat janë vonuar dhe Kina është ende 32 milionë doza mangut nga objektivi i shkurtit. Presidenti Erdogan tha se e kishte ngritur çështjen me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë bisedimeve në Ankara të enjten.
Kur vet Turqia nuk ka marrë dozat e premtuara nga ana e Kinës nuk dihet sesi do të arrijë Shqipëria të marrë dozat, kur nuk ka një marrëveshje direkte me Kinën, por kontrata është bërë me anë të kompanive turke.
KOHA JONË SONDAZH

