Rama u përgjigjet gjyqtarëve: U shfaqën si parti politike, duan 37 milionë euro nga buxheti i shtetit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve në lidhje me pagat.
Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama tha se Shoqata e Gjyqtarëve u shfaq si parti politike me gjuhën e përdorur.
“Jam këtu në një komunikim të drejtpërdrejtë sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë publikisht, për një përpjekje, në këndvështrimin tim, është e pajustifikueshme, është e papranueshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes, gjyqtar me gjyq. Këtë shqetësim publik e kam shprehur si palë, në emër të një pale. Një palë për të mbrojtur interesin e vet, publik me gjykatë.
Befas Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet si një parti politike me një gjuhë të pajustifikueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor. Jo një arbitër që thotë: “Bilbili është i imi, topi është i imi, penalltinë do e gjuaj vetë dhe porta të rrijë pa portier”.
Sot që flasim aktualisht, ju i keni pagat sa në Greqi dhe ju doni t’i rrisni me 2000-3000 euro në muaj, në emër të çfarë? Ju thoni në emër të ligjit dhe Kushtetutës. Është e pavërtetë”, tha ndër të tjera Rama.
“Të vetëvendosurit në pozicionin e viktimës, ajo që kjo gjykatë po përkon është unikale në historinë e Europës. Kjo tymnajë populiste… Kush jeni ju, jeni parti politike? Dilni në garë, dilni me platformën tuaj dhe bëni luftën e plotë. Tymnajë populistë e krijuar, për linçimin e gjyqtarëve. Ju kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit, për t’i rritur vetes pagat. Shqiptarët duhet të dinë, që për gjyqtarin e Shkallës së Parë kërkoni që paga të shkojë 3360 deri në 5000, të gjyqtarëve të Apelit 3480 euro në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro. Ju kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK, që nuk i është bashkuar kësaj kërkese, të shkojë në 9800 euro. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK janë 6500 euro”, shtoi më tej Rama.
KOHA JONË SONDAZH

