Rama u tregon ambasadorëve: Natën para tërmetit po shihja një film po me tërmet

Kryeministri Edi Rama në një takim me Ambasadorët zbuloi se natën para se të binte tërmeti kishte parë një film me tërmet.

Por ajo çfarë i kishte tërhequr vëmendjen Ramës është një raft metalik ku ishin futur dy protagonistët e filmit për ti shpëtuar.

Ndaj ai e pyeti Ambasadorin japonez nëse vërtet i disponojnë këto rafte.

“Natën para tërmetit po shihja një film. Aktori japonez ishte fotograf, vajza aktore po e vizitonte në atelien e tij dhe në një moment filloi ngjarja. Japonezi e çoi vajzën në një dollap metalik, e mbylli derën dhe pastaj ra një tërmet. Po thoja me vete sesa inteligjent. I keni ju këto rafte në kompani”, tha Rama.

“I kanë disa kompani, disa institucione”, theksoi ambasadori.

“Ishte tip rafti metalik, ata u futën aty dhe mesa duket nëse ndërtesa do të çahej ata do të rrinin aty në këtë raft metalik dhe do të prisnin të vinte ekipi i shpëtimit. Pastaj u zgjova nga tërmeti dhe thashë ne nuk kemi rafte të tilla metalikë”, vazhdoi më tej kryeministri.

SHKARKO APP