”Rama uli taksat për oligarkët”, Tabaku: Paketën e ndihmës nuk e ka për qytetarët
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, tha se kryeministri Edi Rama uli taksat për oligarkët dhe se paketën e ndihmës nuk e ka për qytetarët.
”Rama taksoi shtresën e mesme, uli taksat për oligarkët. Paketën e ndihmës e përdorën klientët e Ramës, jo biznesi i mesëm e i vogël. Ligjet speciale, vetëm padrejtësi dhe pabarazi shkaktuan. Taksa e sheshtë 9% do të ulë informalitetin. Sot si rezultat i taksës progresive takat u rriten me 3 miliard euro, pjesa më e madhe mori favore. Kush e mori në kohën e Covidit, pjesën më të madhe. Ne e kemi denoncuar se kush e përdori fondin, oligarkët. Ai i ka ngritur në piedestal. Njerëzit e thjeshtë janë taksuar dhe mbi taksuar. Ky është premimi më i madh i Bashës, eleminimi i çdo favori që iu janë bërë bizneseve. Do ti trajtojmë të gjithë taksapaguesit në mënyrë të barabartë”,-tha Tabaku.