Rama ultimatum policisë: 100 ditë kohë për të gjetur të infiltruarit që bashkëpunojnë me krimin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Në fund të këtij takimi, Kryeministri i ka dhënë 100 ditë kohë Policisë së Shtetit që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda Policisë, që bashkëpunojnë me krimin.

Rama u tregua i prerë, teksa tha se në këto 100 ditë çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri tha gjithashtu se sistemi i kamerave do të nisë fillimisht të aplikohet në rrugët kryesore dhe më pas të shtrihet në të gjithë vendin që policia të ketë 24 orë sy në çdo cep.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë, vetëm 100 ditë! Që qytetarët të marrin frymë shumë të plotësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me një të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, që dini t’i bëni mirë, se ndaj jeni zgjedhur, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre.

Në çdo qark, në 100 ditë, duhen dhënë shembujt e qartë, që nuk ka polici pa ndëshkueshmëri. Ju nuk e keni fare problem t’i gjeni, t’i kapni për krahu e t’i çoni para drejtësisë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë, qakej, që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?