Rama: Unë dhe Kurti kemi qëllim të njëjtë, por rrugë të ndryshme! Drafti im për Asociacionin, kontribut për paqe
Gjatë fjalës së mbajtur në përvjetorin e 32-të të PS-së, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama tha se ishte krenar për qëndrimet që socialistët kanë mbajtur gjatë qeverisjes ndaj Kosovës. Rama tha edhe se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen.
“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe hjo me çfarë tha. E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte”,-tha Rama.
Ndërsa sa i takon marrëdhënies me Albin Kurtin, Rama tha se të dy kanë qëllime të njëjta por pranoi se nuk rrugët e tyre janë gjithmonë e më të ndara për arritjen e këtij qëllimi.
“Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomosd kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”,-tha më tej Rama.