Rama: Unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët

Në video-mesazhin e gjatë për çështjen e Arben Ahmetajt, kryeministri Edi Rama tha edhe se ai në nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët. Ky reagim vjen pasi kreu i qeverisë shpesh është akuzuar se kur ministra apo dhe deputetë të PS-së përballen me drejtësinë, kryeministri i ka lëshuar.

Rama përcolli pra një mesazh të qartë të gjithë socialistëve, atyre që kanë zgjedhur të bashkëudhëtojnë me të në këtë rrugë të pushtetit, se nuk i mbron nëse ata abuzojnë me pushtetin.

”Ua kam thënë shumë troç dhe po e rithem këtu publikisht para të gjithëve, unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, po çdo bashkëpunëtor e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur të gjithëve ne për t’i udhëhequr në këtë rrugë.

Ndërsa të tjerëve, atyre që njihen botërisht si armiq të Reformës në Drejtësi apo si matrapazë publikë të luftës për drejtësi, të cilët janë në një garë të ethshme mesveti për gjak, për baltosjen tonë nga të katër anët apo për vetëngushëllim, teksa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë, u them se i mëshiroj për ultësinë e qenies së tyre dhe i mirëpres me durimin më të madh gjylet e baltës së tyre”,-tha Rama.

SHKARKO APP