Rama, vajzës së pamartuar: Ke ngelur kështu se kush të afrohet trembet, i tmerron
Teksa ka vijuar takimin me banorët e Laçit, Kryeministri Edi Rama ka qenë i vendosur të mos ua japë fjalën burrave, por grave të parave. Ai është shprehur se këto të fundit duhet të kenë më shumë liri për të thënë mendimet e tyre.
Por limon e thartë është treguar një grua, e cila i ka qarë hallin kreut të qeverisë dhe i ka treguar problemin e saj. Sipas zonjës, ajo është kthyer nga Zvicra, ku jeton e punon prej disa kohësh, pasi shtëpia e saj ka pësuar dëme nga tërmeti.
Gruaja shton para Ramës se në atë banesë jetojnë prindërit e saj të moshuar. Ajo bëri me dije se shkon çdo tre muaj në Zvicër, për të punuar e për të fituar bukën e gojës.
Por një gjë të tillë Rama nuk është se pëlqen aq shumë ta dëgjojë, ndaj e ka pyetur gruan nëse ishte beqare apo e martuar.
Pasi ajo i ka treguar për statusin e saj, kryeministri nuk i ka kursyer ironitë. Ai i thotë gruas se i tremb meshkujt, ndaj ata nuk i afrohen.
Pjesë nga biseda:
Rama: E martume je?
Banorja: Jo
Rama: Hë praaa… E di pse? Se kush të afrohet trembet, se i tmerron.
Banorja: Jo jo, nuk trembet fare
Rama: Qenke dinamit
Banorja: Jam dinamit se jam zot shtëpie, more vesh
Rama: Moj më mbyte, më more para.