Rama: Vaksinimi i krejt popullit do bëhet, siç ndodhi me rindërtimin edhe pse askush se besonte

Pasi foli sot që qeveria ka në plan që për 14 muaj e gjithë popullata të vaksionet ndaj Covid-19, në mbrëmje kreu i qeverisë e dha një tjetër mesazh, edhe pse situata nga Covid-19 është në shifra të frikshme.

Kryeministri Rama ka postuar disa foto nga procesi i vaksinimit që u zhvillua sot. Për më tepër, Rama thotë se ashtu siç po bëhet realitet “Rindërtimi i shtëpive, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot”.

Postimi i plotë

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot. *Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre.

SHKARKO APP