Rama: Vaksinimi ndaj Covid-19, do të bëhet te Stadiumi ”Air Albania”
Kryeministri Edi Rama, teksa ka vizituar personelin mjekësor në spitalin Infektiv, për festën e Krishtlindjes, bëri me dije se procesi i vaksinimit do të nisë në një ambient të përshtatur pranë stadiumit “Air Albania”.
PJESË NGA BISEDA:
Edi Rama: Ndërkohë që e preku pak ministrja unë jam shumë i kujdesshëm me fjalët por jemi afër përmbylljes së një marrëveshjeje për vaksinën. Shpresojmë që në fillim të vitit do të kemi dozat e para që janë për ju. Do hidhet me short, do e bëjë Najada apo ti.
Tritan Kalo: Unë përgjegjësit i hap rrugën femrave.
Edi Rama: Është situatë e vështirë se edhe shtetet e mëdha po marrin pak doza. Presidenti i SHBA ka ndaluar eksportin e dozave. Për fillimin është problem. Kam folur me kolegët dhe s’po i thonë shifat sepse janë shumë më pak sesa kishin premtuar. Jemi në komunikim me disa nga shtetet. Pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi afër dhe me Astra Zenecan. Edhe me Modernën kemi diskutuar.
Pastaj duhet që të merren vesh shteti me shtete të tjera. Maqedonia i merr dozat nga Bullgaria, është shprehje dashamirësia. Sigurisht do vazhdojë. Me ministren kemi filluar të adoptojmë një projekt në “Air Albania” për të vendosur ekipin për të bërë vaksinimin.
Na kanë sygjeruar që në mjedis të hapur është më mirë. Po bëjmë një projekt shumë të bukur. Do e kemi gati në janar. Shumë shpejt do iu imunizojmë ju njëherë. Dhe pastaj do vijojmë me grupet e prioritetëve. Kemi vendosur mësuesit dhe punonjësit e policisë. Pastaj do ketë teprica.