Rama vjen me magjinë e vjeshtës që ka zbritur në Pogradec
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa pamje nga magjia e vjeshtës që ka zbritur në Pogradec.
“Dhe me magjinë e vjeshtës që ka zbritur në Pogradec, duke ia shtuar edhe më shumë nurin qytetit të Lasgushit si një ftesë për ta vizituar e shijuar këto ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
Vjeshta zbret si një pëlhurë e artë mbi tokë, duke pikturuar çdo gjethe me ngjyrën e zemrës së saj, si një kujtim i vjetër që mbart ëmbëlsi dhe mall, në çdo cep, në çdo shteg, në çdo frymëmarrje të ajrit të freskët.
Në Pogradecin e heshtur, liqeni përthith ngjyrat e qiellit gri, teksa retë lundrojnë si hije të qeta, mbi valët që rrallë e ngadalë puthin bregun.
Fjalët që s’thuhen dot, prekin zemrën në heshtje.
Pemët përkulin kokën nën peshën e ngjyrave, si të përkulura nga kujtime të vjetra e të ëmbla, dhe çdo gjethe që bie është një fletë e shkruar,
me ëndrra të lëna pezull, të përqafuara nga vjeshta.
Kjo është vjeshta poetike e Pogradecit të Lazgush Poradecit, e melodisë dhe vargjeve, e shpirtit të liqenit dhe hirit të dlirë të natyrës.
Albert Vataj