Rama: Vlonjatët janë të heshtur, se e dinë ç’bën qeveria
Kryeministri Edi Rama u ndal këtë pasdite në Vlorë, ku mbajti një fjalë në inaugurimin e impiantit e përpunimit të ujërave, që e cilësoi “një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisin e turizmin”.
Ai premtoi se ky investim do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet, infrastrukturën dhe energjinë në zonën e bregdetit.
Teksa u ndal te punimet që i bëhen te rruga e bulevardit, Rama u shpreh se për këtë projekt vlonjatët janë të heshtur, sepse e kuptojnë që Qeveria “e di ç’bën” me projektet.
“Sot bulevardi i Vlorës është më në fund një kantier. Rruga është ngushtuar përsëri siç u ngushtua për Lungomaren. Por, është vërtet për tu mbajtur shënim që ndryshe nga ç;ndodhi me Lungomaren, në raport me rrugën e Bulevardit vlonjatët janë të gjithë të heshtur, dhe s’ka fare ankesa. Kjo tregon që e kanë kuptuar që projektet duhen gjykuar në fund dhe se ne e dimë çfarë duam dhe e dimë çfarë bëjmë për ta transformuar cilësisht infrastrukturën e Vlorës. Dhe e dimë çfarë duam dhe e dimë çfarë bëjmë dhe në bulevardin e Vlorës që duke ngushtuar rrugën për makinat dhe duke zgjeruar hapësirën për këmbësorët do të jetë një tjetër pikë referimi jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë në aspektin e zhvillimit cilësor urban dhe në aspektin e krijimit të hapësirave cilësore urbane për njerëzit”, tha Rama.
Ai tha se do vijojnë investimet me fazën e dytë të Lungomares: nga pjesa deri te tuneli, në Radhimë, në Orikum e më në Jug.
Ripërsëriti edhe premtimin për aeroportin e Vlorës, që tha se do jetë një “investim masiv në funksion të fuqizimit të ekonomisë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155942709771523/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

