Rama: Vogëlushi Elio dhe prindërit e tij nuk janë vetëm
Ka vetëm 13 ditë që ka lindur por vogëlushi Elio ka një problem të rrallë në zemër. Prindërit e tij kishin 12 vite që prisnin të bëheshin me fëmijë. Vogëlushi ka një diagnozë të rrallë që trajtohet në pak spitale të specializuara në Europë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, thotë se stafi i tij kanë qenë aty që në ditën e parë që lindi dhe tani bebi është transportuar në një spital në Itali ku po merr ndihmën e duhur. “Me gjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin”, shkruan Rama.


KOHA JONË SONDAZH

