Rama-Vuçiç: Ndeshja luhet në Shkodër, jo në Tiranë, je i ftuari i nderit

 

Replika midis kryeministrit Rama dhe atij Vuçiç ka vijuar në tëitter. Pasi Vuçiç shkruajti se serbët do ët vijnë në Tiranë dhe do të fitojnë, Rama i ka kthyer 2 përgjigje. “@SerbianPM mik i dashur ne Shqiperi do fitoje kush do luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj “Ne do fitojme” se s’ke asgje ne dore:­)”, shkruan Rama duke theksuar se rëndësi ka që futbolli të jetë futboll në fushë të lojës e jo politikë.

Nga ana tjetër Rama i ka kujtuar homologut të tij serb se ndeshja nuk luhet në Tiranë, por në Shkodër dhe e fton të duartrokasin bashkë fituesin e ndeshjes. “Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkoder, ku je i mirepritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t’i duartrokasim se bashku ata qe do fitojne”, shton Rama

SHKARKO APP