Rama “zapton” ekranet, del gati 3 orë live vetëm sot

Ndërsa data e zgjedhjeve po afron edhe daljet e kryeministrit Edi Rama në media dhe rrjetet sociale janë shtuar.

Vetëm ditën e sotme ai ka dalë së paku 4 herë live nga ERTV dhe rrjedhimisht në media vendore.

Rama e nisi ditën me 4 minuta e 18 sekonda nga Rrësheni teksa inspektonte zonën e re ndërtimore, ku do të ndërtohen 35 banesa individuale me 6 pallate në kuadër të rindërtimit.

Më pas vazhdoi me 1 orë e 33 minuta në konferencën me titull “Rruga drejt 25 Prillit – Rindërtimi nuk ndalet”.

Rama më pas “vrapoi” për të kryeministria me 39 minuta e 25 sekonda ku prezantoi kompaninë fituese për aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës.

Po Rama daljet e Ramës nuk u ndalën këtu, pasi ai u shfaq në Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare ku shpenzoi edhe 14 minuta e 34 sekonda.

Ky vëzhgim është bërë deri në orë 17:00, ku llogaritet që Rama qysh nga mëngjesi i ditës së sotme ka shpenzuar afërsisht 2 orë e 53 minuta live.

SHKARKO APP