Rama zgjedh studiues për të goditur të gjithë artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pasditen e sotme mesazhin e studiuesit dhe kritikut të artit, Josif Papagjoni, për të goditur të gjithë artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kreu i qeverisë publikon mesazhin e kritikut Papagjoni, i cili shprehet se duhet një godinë e re teatrore. Sipas tij, “njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik”.

Mesazhi i Ramës:

Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës. Ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit.

JOSIF PAPAGJONI:
Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku. Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik.

Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri.

SHKARKO APP