Rama: Zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për Amerikën, por për të “zgjuar” Europën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës, për shkak të luftës në Ukrainë.

“Të rinjtë e konceptojnë politikën si një gjë të pistë që duan t’i qëndrojnë larg, por kjo nuk mund të ndodhë, sa më larg t’i rrish aq më shumë janë efektet negative të saj që të ndikojnë. Pse jam kaq i fiksuar që të çojmë Shqipërinë në BE, kur më pyesin për planin BE që kemi, u them se nuk ka plan B për liritë individuale dhe shtetit të së drejtës. Së fundi të gjitha të drejtat që vijnë nga liritë mund të garantohen duke qenë pjesë e BE. Nuk ka plan B kundrejt martesës, e provova dhe i rimartova. Ka shumë për të thënë për BE-në, por ne jemi mjaft idealiste ende për Bashkimin Europian. Kur vjen fjala për atë që po ndodh, unë besoj se Europa gjendet në një moment, “ku bëhet a zhbëhet, në kuptimin e shkuarjes në një nivel tjetër”. Nuk është një moment për të këmbëngulur në mënyrë kokëfortë. Historia ka pasur momente ku SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre, apo të konfliktit politikisht e kam fjalën. Amerika pa Eruopën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është gadishull.

Mua nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën, e di që nëse unë e kam gabim askush nuk do dëmtohet, por nëse Mertz e ka gabim të gjithë dëmtohen. Pra bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës dhe nuk lidhet vetëm me forcimin ushtarak. Është me rëndësi të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia dhe korridoret e reja të dialogut janë të rëndësishme. Europa ka më pak miq sot se sa më përpara agresionit rus. Por pse kjo? Dhe nuk po flasim për Rusinë. Ndoshta zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën”, tha Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?