Rama: Zoti më ka dërguar të drejtoj!
-Dje na doli kryeministri e tha se ai mund të shkonte në shtëpi e të pushonte, por i duhet Shqipërisë, se nuk ka Edramë të dytë! Por shqiptarët e provuan në 8 vite Edi Ramën kryeministër dhe vendi shkoi nga dështimi në dështim. Në vitet e drejtimit të tij panë sesi Rilindja shkatërroi ekonominë duke e vënë buxhetin e shtetit në shërbim të oligarkëve. Kjo qeveri punoi për vetëm 10 apo 12 biznesmenë të mëdhenj, të cilët marrin tenderimet, PPP, koncesionet, leje ndërtimi me kulla në Tiranë, apo fshatra turistikë, duke grabitur pronat në bregdet të qytetarëve të thjeshtë. Pra sipas shefit të Rilindjes fajin e ka PS-ja, ndërsa Edi Rama është njeriu i Zotit në tokën shqiptare.
Kryeministrit Edi Rama nuk po i ecën fushata elektorale siç e kishte planifikuar. Sondazhet e kanë bërë me dhimbje koke dhe i tregojnë se PS e ka marrë me kohë të tatëpjetën. Blerjet që Rilindja bën me para në dorë nga radhët e LSI dhe PD nuk mjaftojnë për të mbushur gropën e atyre që i kanë ikur. Vaksinat që do t’i përdorte si kartën kryesore elektorale nuk po duken. Deri më sot ka gjetur vetëm disa copë sa për të mos thënë që nuk kemi fare, ndërsa pandemia bën namin mbi jetët e shqiptarëve si të ishim në luftë. Rindërtimi nga tërmeti, që duhet të ishte mbyllur para një viti, është një tjetër fiasko politike e kryeministrit. Edhe pse përditë dhuron çelësa shtëpish dhe me Arben Ahmetaj merr pjesë në ceremoni pompoze për çdo gozhdë që ngulet, imazhi i banorëve që flenë ende në çadra e rrëzon çdo sukses. Ekonomia dhe zhvillimi i vendit, janë kuajt e betejës për çdo qeveri që kërkon të rrijë në pushtet. Mirëpo financat dhe xhepat e shqiptarëve janë drejt falimentimit prej kohësh, ndaj dhe kryeministri nuk e hap fare këtë muhabet. Premtimet e bujshme për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizime, arsim, etj.. janë çështje të harruara. Duhet të ishin realizuar nga ky kryeministër dhe kjo qeveri para 4 vitesh, në mandatin e parë. Sot që kanë kaluar 8 vite, bile edhe vet Edi Rama ka harruar se çfarë ka premtuar dhe as i shkon në mendje të bëjë një bilanc të thjeshtë, sepse rezultati dihet, nuk bëri asgjë. Mori tepsinë dhe timonin, duke e ngrenë vetë tortën dhe makinën e ka drejt greminës. Pavarësisht se nuk ka realizuar asgjë, kryeministri u shfaq dje me një model të ri komunikimi në rrjetet sociale, duke renditur arsyet se përse, sipas tij, shqiptarët duhet t’i japin mandatin e tretë. Ai shkroi së se fare mirë mund të ikte dhe të qëndronte pranë familjes, por hallet e njerëzve që duan shtëpitë, pandemia, shëndetësia dhe lufta ndaj korrupsionit nuk e lenë që lërë ta karrierën politike dhe ndaj kërkon mandatin e tretë. Shtoi se e ka mendjen vetëm të investimet, rrija e pagave, taksimi i ndershëm dhe ndërtimi i aeroporteve dhe punët e tjera që duhet të realizojë qeveria dhe ndaj i duhet mandati i tretë. Pra, Edi Rama do të kishte ikur me kohë nga pushteti dhe të merrej me familjen dhe pasionet e tij artistike, por hallet e madha që ka vendi dhe qytetarët e detyrojnë të bëjë sakrificën e madhe, për të gjithë ne, duke qëndruar me mish dhe me thonj i kapur pas pushtetit. Pa pikën e modestisë dhe me një mburrje të pashoq politike, Edi Rama thotë se vetëm ai di ta bëjë mirë këtë punën e kryeministrit dhe vetëm Rilindja kanë aftësinë dhe përvojën ta çojnë vendin përpara. Nga postimi i Edi Ramës duket sikur shqiptarët duhet të falënderojnë Zotin që Edi Rama ekziston dhe ka marrë në dorë shtetin. Me logjikën që kush rri më shumë në pushtet ka më shumë aftësi qeverisëse, i bie që asnjë qeveri të mos largohet nga detyra dhe asnjë kryeministër të mos pranojë humbjen. Në fakt në demokraci gjërat funksionojnë shumë më ndryshe. Qeveritë largohen dhe kryeministrat ndërrohen sepse të qëndruarit shumë në pushtet nuk i bën më të mira, përkundrazi i bënë më abuzive, më dembele dhe sigurisht dhe më të korruptuara. Kjo vlen dhe për qeveritë më të mira dhe më demokratike në botë dhe jo më për qeveritë në Shqipëri, të cilat si rregull punojnë vetëm mandatin e parë, ndërsa të dytin ja dedikojnë vjedhjes dhe zullumit. Mandati i tretë që kërkon Rama do të ishte jo thjesht i dëmshëm për vendin, por katastrofik. Në vend që Edi Rama që vetlargohej pas dy mandatesh në krye të qeverisë dhe të caktonte dikë tjetër si kandidat/e për kryeministër nga radhët e PS-së (edhe prapë nuk fiton), kryeministri kërkon sërish mandatin e tretë. Thotë se e do për qytetarët dhe jo për vete, kur në fakt nuk ka më çfarë jep për shqiptarët. Shqiptarët e provuan në 8 vite dhe me Edi Ramën kryeministër shkuan nga dështimi në dështim. Në tetë vite panë sesi Rilindja shkatërroi ekonominë duke e vënë buxhetin e shtetit në shërbim të oligarkëve. Në tetë vite kjo qeveri punoi për vetëm 10 apo 12 biznesmenë të mëdhenj, të cilët marrin tenderimet, PPP, koncesionet, leje ndërtimi me kulla në Tiranë, apo fshatra turistikë, duke grabitur pronat në bregdet qytetarëve të thjeshtë, sepse urdhëron qeveria.
Në tetë vite shqiptarët panë sesi largohemi çdo ditë nga Bashkimi Europian, sesi demokracia rrënohet dhe vendi është kthyer drejt zgjedhjeve moniste me vetëm një forcë politike. Në tetë vite pamë se ligjet vlejnë vetëm për qytetarët, por jo për ministrat, qeverinë dhe Rilindjen. Në tetë vite pamë se shteti që duhet garantojë zbatimin e ligjit mund të kthehet dhe në aleatin më të madh të trafikantëve, mafiozëve dhe kriminelëve. Të gjitha këto skandale Edi Rama në fund të pushtetit kërkon t’i shesë si suksese dhe kërkon mandatin e tretë me shprehjen bajate se vetëm ai di të punojë dhe ndërtojë në ketë vend. Bilanci negativ i kësaj qeveri tregon të kundërtën. Nëse ka një njeri që mund ta shkatërrojë përfundimisht këtë vend ai është Edi Rama.
Mili Xhani