Ramadani: Kam shëruar kancerin me ushqim

Hetem Ramadani ka qenë pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ku ka folur më gjatë sesi ushqimi ndikon në trupin dhe shëndetin tonë. Ai ka mundur të vetëshërohet dhe të shërojë, duke përjashtuar çdo lloj mjeti të mjekësisë konvencionale. Ai është përfshirë në fushën e studimeve shkencore të mjekësisë dhe hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale me fakte të vërtetuara. I pyetur nga Rudina Magjistari nëse ushqimi i mirë mund të shërojë sëmundjet e pashërueshme, ai shprehet me bindje të plotë se po dhe këtë e ka të vërtetuar pasi ka shëruar veten dhe shumë njerëz që kanë pasur sëmundje të pashërueshme.

Rudina Magjistari: A është e vërtetë që ne pikërisht me ushqimin e mirë, mund të arrijmë të shërojmë edhe sëmundje para së cilave për shembull edhe mjekësia mund të jetë dorëzuar?

Unë tani mund të them, jam kompetent dhe jam njeri që kam këtë përvojë dhe jam i sigurt me përgjegjësi 100% që njerëz që kanë ardhur tek unë me sëmundje të ashtuquajtura të pashërueshme, të ashtuquajtura kronike sipas mjekësisë konvencionale që mund të menaxhohen por nuk shërohen, janë shëruar.

E vërteta është që me ndërrime goxha radikale, duke mos përdorur atë ushqimin budalla që kanë përdorur, që e kanë sjellë veten në atë gjendje që ne e quajmë sëmundje, atëherë këto sëmundje largohen. Nëse jeton në terr, duhet vetëm të ndezësh dritën dhe terri ikën.

Njësoj është edhe gjendja shëndetësore duke bërë ndërrime radikale më zëvendësimin e ushqimit tjetër, atëherë edhe kanceri mund të shërohet, që varet nga faza, edhe sëmundjet autoimunitare mund të shërohen që në mjekësi quhen të pashërueshme, ku nga ushqimi i stimuluar trupi e ka humbur inteligjencën dhe fillon të sulmojë veten. Po të shkoni tek një mjek sot kudo në botë e t’i thuash a shërohet lupus?

Do të thotë jo ose jetojnë shumë pak pacientë dhe unë kam raste me emër dhe mbiemër që mund t’i ftoni një ditë në studio dhe kjo është informatë për botën, jo informatë e lokalizuar për shqiptarët sepse trupi nuk është trup shqiptar ose një trup tjetër, por është trup universal që na ka krijuar natyra, Universi dhe nëse i zbatojmë këto ligje, sëmundjet nuk ekzistojnë.

SHKARKO APP