Rama:“Me Metën pakt për të qeverisur, jo për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia”

 

 

PS tërhiqet nga vendimi i saj për të mos lejuar hetimin ndërkombëtar. Edhe pse e rrëzuan me votë në Kuvend, mazhoranca duket se do të përmbushë kërkesën e opozitës, njëherësh edhe të kryeparlamentarit Ilir Meta për hetim ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ.

Një fakt të tillë e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare,  ku tha se i është kërkuar FBI-së për t’u ndihmuar në hetimin e dosjes së “CEZ”.

“Po ju lajmëroj se kërkesa juaj për të përfshirë hetues ndërkombëtar në këtë proçes do të përfshihet brenda kuadrit kushtetues të Shqipërisë, se kjo nuk është republikë bananesh. I kemi kërkuar FBI të shprehë disponibilitetin për të aistuar hetimin dhe ne padyshim jemi shumë të lumtur që nëse na bashkoheni që ta nxisim prokurorinë që në këtë hetim për përfshijë hetues ndërkombëtar. Shpresojmë që edhe nga FBI përgjigjia do jetë pozitive. Brenda kuadrit legjislativ do të kemi cilësinë më të lartë të pavarur të hetimit ndërkombëtar”.

“Me Metën pakt për të qeverisur, jo për të mrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia”

Seanca u shoqëruar me tensione nga diskutimet e Kryeministrit.

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi Rama iu  drejtua disa herë gjatë fjalës së tij opozitës “ta paftyrë”. Meta kërkon një pushim 5 minutësh.

Me rikthimin, Rama  shpjegoi se pse nuk mbron aleatin e tij lidhur me aferën e ÇEZ.

 Rama: “Më lejoni tua them troç, qartë,  ju ( i drejtohet opozitës), ju (i drejtohet mazhorancës) dhe të gjithëve.Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbroj Ilir Metën. Ilir Meta nuk ka as nevojë dhe as detyrë të më mbrojë mua. Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia.Të jeni të sigurt që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju. Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë dhe qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido në këtë sallë nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë. Këtu nuk ka strehë nga drejtësia për sa na takon. Të jeni të sigurt se nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që ti rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë”.

Kryeministri iu referua edhe akuzave të opozitës ndaj Ministrit Tahiri.

Rama: “Për herë të fundit po ua kujtoj, atë zotërinë që keni marrë dhe doni ta bëni hero të fjalës së lirë, të të vërtetës së madhe, të luftës për drejtësi, njësoj si atë tjetrin që është në kërkim dhe ju ka dhënë juve targën. Një opozitë e tërë merreni me një targë makine, çdo ditë targa, targa, targa.Të paktën janë ca nga ju këtu që merren me 2×1, vini ndonjë bast dhe për targën është me çift është me tek, siç bënin dikur”.

Shefi i qeverisë  deputetët opozitarë të mbështesin  përfshirjen e FBI në hetime.

Rama: “Një gjë ju kërkoj ju, mbështesni përfshirjen e hetuesve ndërkombëtarë duke filluar nga FBI në hetimin e gjerë dhe të thellë të gjithë kësaj historie. Kërkesa jua për një hetim ndërkombëtar është një farsë që nuk funksionion dhe ju e dini mire”.

Rama-Berisha replika

Kryeministri dhe ish-kryeministri kanë vijuar replikat mbi çështjen, Rama nga foltorja dhe Berisha nga vëndi.

Rama: Tani dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fyle dhe gjithë të tjerët janë përfshirë në lloj-lloj aferash.Mirëpo… (ndërhyn Berisha). Kopacë quheshin ato kopacat e xhaketave ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardh në Tiranë që luanin kalamajtë me kopaca. Ai quhet Kopaç jo Kopac.

Megjithatë, në radhë të parë mos më ndërprit se më more dhe kohën. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të  gjitha. BDO, BDO, kujt ja thoshte BDO neve apo qeverisë tënde?

Berisha: Atij ja dorëzoi dosjen.

Rama: Aaa, atij ja dorëzoi dosjen, po përpara se t’ia dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet zotrote? Dhe tani është momenti për ta thënë pse nuk i hape hetimet. Pyetja ime është çfarë patën këta që e rihapën këtë çështje? Se kjo çështje u hap dhe u shtjellua në një maratonë prej 40 konferencash shtypi në gusht 2014 me të njëjtat broçkulla nga fillimi deri në fund. Po ato brockulla janë kthyer. Unë besoj se ka një arsye, janë të shqetësuar nga çështja të cilës i referohen për të akuzuar qeverinë. Janë të shqetësuar nga hetimet që kanë nisur lidhur me çështjen që i bëri të hidhen përpjetë.

Edhe atëherë flisnin për 600 miliard dollarë të vjedhura nga ne, tani 600 e kanë bërë 800 dhe pastaj meqë kryetari në detyrë thotë 500, kryetari de facto thotë 800, kanë bërë një mesatare dhe kanë thënë po e lëmë 600. Edhe atëherë thanë se do ngrenë komision hetimor, pse nuk e ngritën.

Rama: Opozita nuk bëri asgjë për interesat e Shqipërisë, vetëm pazare

“Sado të mundohet të fshihen pas vendimeve të ERE kam frikë për ta se nuk do ti fshihen dot atyre që do të hetojnë me kompetnca të larta profesionale të gjithë këtë Pazar. Për të mos folur pastaj për përzënien e dhunshme në përdorimin e policisë së shtetit në mënyrën më të jashtëligjshme në  asetet e një kompanie tregtare, çka u konfirmua dhe nga vendimet e të gjitha prokurorive të rretheve për pushimet e të gjitha çështjeve penale ndaj punonjësve të ÇEZ duke u dhënë një armë vrasëse në dorë palës çeke. Veprimet dhe mosveprimet e qeverisë së shkuar përgjatë periudhës 2010-2012 që kanë shërbyer si objekt i konfliktit me palën ÇEZ kanë pasur në folus vetëm pazaret apo prishjet e tyre.

Po të shikosh ecurinë e marrëdhënieve mes qeverisë dhe ÇEZ,çka jam i bindur se hetuesit kombëtar dhe ndërkombëar do të mund ta lexojnë shumë përtej asaj që lexon syri ynë, është fare e qartë se ka një ngritje dhe një ulje të këtyre marrëdhënieve nga rozë në blozë vetëm të nivelit të pazarit. Favore, ku hyn dhe favori për përfshirjen e një numri kompanish pranë këtij pushteti që sot janë katandisur.

Favore që janë denoncuar publikisht nga ne si opozitë në atë kohë. Dhe deri tek favore nëpër zona për të mos ndërprerë energjinë se janë tanët, ta vjedhin s’ka problem. Lista e të favorizuarve është e larmishme, që nga një këshilltare e paraardhësit tek ministra dhe në mënyrë permanente drejtuesi i ERE që lumadhi ishte thjesht zëdhënës i orekseve politike dhe financiare të pushtetit të djeshëm mbi ÇEZ.

Një marrëdhënie e tillë e ndërtuar në kurriz të një populli të tërë, dhe pa llogaritur se kompanitë nuk mund dot të kenë një të gjatë nëse funksionojnë si një pjesë e një bande të përbashkët kompani-qeveri, nuk mund të vazhdonte gjatë. Erdhi dita që doli jashtë kontrollit, çfarë kërkonte njëra palë se plotësonte tjetra. Dhe kur situata doli jashtë kontrollit u mor vendimi për ti nxjerrë jashtë me dhunë pa menduar fare për pasojat”.

SHKARKO APP