Rama:”Mirëmëngjes me Shkodrën e bukur që merr ngjyra…”

Edi Rama, si zakonisht, ka postuar një video, por këtë herë e ka marrë nga Shkodra.

Kësaj here motivi i postimit kanë qenë pamjet nga qyteti i Shkodrës, teksa duket qytetarët të cilët marrin pjesë në përfundimin e dekoracionit më të ri në qytet.

“Mirëmëngjes
dhe me Shkodrën që merr ngjyra çdo ditë, ku siç e shihni në këto pamje, artistë, nxënës e qytetarë, me dashurinë për qytetin kanë marrë furçat dhe penelat, për t`i dhënë jetë godinave të vjetra, ju uroj një të dielë të mbarë”- shkruan kryeministri Rama.

SHKARKO APP