RAMA:NË RRUGËN E RILINDJES SË BUJQËSISË
Në Bashkinë e re të Fierit po punohet me ritme të jashtëzakonshme për suksesin e Vitit të Pastrimit të Madh të kanaleve vaditës e kullues që prej njëzet e kusur vjetësh u bllokuan nga llumi e indiferenca e shtetit, duke lënë dhjetra mijëra hektarë tokë buke jashtë përdorimit dhe dhjetra mijëra familje në fshat pa punë. Falë këtij operacioni që mbështetet nga Qeveria Shqiptare me paketën më të madhe financiare të 25 viteve të fundit në funksion të ujitjes e të kullimit, vetëm në Bashkinë Fier do të pastrohen 100 km kanale kullues prej ku do të hiqen 250 mijë m3 llumra dhe do të rindërtohen 21.5 km kanale vaditës që do të çojnë ujë në 13,414 hektarë tokë buke më shumë se sa deri më sot.

KOHA JONË SONDAZH

