Range Rover ra në humnerë, shkon në dy numri i viktimave

Ndërron jetë edhe 33-vjecari që u aksidentua mbrëmë me makinë në fshatin Fortuzaj në Tiranë, duke shkuar në 2 numri i viktimave. Bëhet fjalë për shtetasin D. Cali. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip ‘Range Rover’ në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?