Raportet me Ramën, presidentja Osmani: Po i shpëton ”fytyrën” Serbisë

Shumë është folur për raportin midis kryeministrin Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një intervistë për ”Zërin e Amerikës”, Osmani nuk tregoi se a është takuar me Ramën në New York dhe se a pritet të përmirësohen raportet mes tyre, mirëpo, nënvizoi se mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare, derisa shtoi se raportet ndërpersonale mes politikanëve janë “komplet të parëndësishme”.

“Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat që i përmenda, natyrisht që raportet ndërpersonale mes politikanëve janë komplet të parëndësishme, por çka është e rëndësishme janë raportet mes shteteve”.

SHKARKO APP