Raporti/ 1 në 5 të rinj të kualifikuar largohet nga Shqipëria

Një raport i UNESCO-s ka konfirmuar edhe njëherë faktin shqetësues se mesatarisht 1 në 5 të rinj shqiptarë me kualifikime të larta largohen nga vendi. Shifra këto të ngjashme me shtete afrikane si Eritrea apo Somalia.

Ky studim i titulluar “Emigracioni, zhvendosja dhe arsimi” e vë theksin tek mundësitë që u ofrohen në radhë të parë studentëve në vendin e tyre, e më pas të rinjve që kthehen me qëllim që tu mundësohet mbështetja dhe përshtatja me tregun e punës.

Kjo çështje përbën vazhdimisht një debat të vazhdueshëm në vendin tonë, ndërsa sociologët kanë bërë thirrje që të ketë një mekanizëm për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe kryesisht pagesat në vendet e punës për ekspertët e profesionever të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti shkruan gjithashtu se Shqipëria ka shifrat më të larta sa i përket qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit, ku në statistikat e 2015 është parë se 2.9 mln shqiptarë jetojnë brenda vendit dhe 1.1 mln jetojnë jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu nënvizohen edhe kthimet masive gjatë krizës ekonomike të disa viteve më parë, ku numri i të kthyerve u llogarit se ishte nga 150 mijë deri në 180 mijë, shumica e të cilëve emigrantë që humbën punën në vendet ku jetonin.

Në këto kushte është e arsyeshme që të mbështeten sipërmarrjet e të kthyerëve të cilët mund të sjellin përvojat e tyre të vlefshme nga jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?