Raporti DASH, Basha: Korrupsioni, PPP-të dhe pastrimi i parave, radiografia fatale e një qeverie të korruptuar!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve, i cili ngre shqetësimin se Shqipëria vuan nga korrupsioni i lartë, PPP-të, konkurrencën e pandershme, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal duke goditur sipërmarrjen dhe pengojnë investimet e huaja.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ditë për ditë shqiptarët përballen me fakte tronditëse se si qeveria e Edi Ramës ka vjedhur me 3D e 5D, me tendera, konçesione, PPP, inceneratorë, e deri te fondet e BE-së, dhe që të gjitha këto janë përkthyer në varfërim të familjeve, të biznesit dhe largim masiv të rinisë.

“Në 11 vite kemi dëgjuar justifikomet e Ramës për korrupsionin e përhapur në çdo degë të qeverisjes së tij, ku një herë e ka fajin sistemi, një herë individi, e së fundmi Perandoria Osmane. Ditë për ditë para shqiptarëve shfaqen fakte tronditëse se si qeveria e Edi Ramës e ka vjedhur Shqipërinë, me 3D e 5D, me tendera, konçesione, PPP, inceneratorë. Këta nuk kanë kursyer asgjë, as ilaçet e të sëmurëve, as ndihma për pandeminë dhe tërmetit të kamufluar me tendera sekretë, e së fundi doli se kanë vjedhur edhe fondet e BE-së, të cilat duhet të shkonin tek fermerët”, tha ai.

SHKARKO APP