Raporti i AKU – 98 monitorime në 24 orë dhe 2 gjoba 100.000 lekë, mungesë dezinfektantësh e produkte të pambuluara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se kontrollet dhe monitorimet vijojnë normalisht. Sipas njoftimit të bërë, këtë të hënë janë kryer 98 monitorime dhe kontrolle zyrash. Në total janë vendosur 2 masa administrative gjoba, me vlerë 100.000 lekë. Këto të fundit për shkak të produkteve të pambuluara, mungesës së dezinfektantëve, etj.

“Zero tolerancë për çdo shkelje dhe tentativë abuzimi si dhe bashkëpunim për këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve” shkruan më tej AKU.

SHKARKO APP