Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2019, Balanca: Problematika tek Policia

Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit për 2019 ku tha se janë adresuar më shumë rekomandime, 213 teksa 63% e tyre janë pranuar nga institucionet publike dhe 25% po prej këtyre kanë gjetur zbatim të plotë. Më tej ajo thotë se ka problematika tek Policia, ku përmend shoqërimet e paligjshme, dhuna, gazi lotsjellës.

”Na duhet konsensusi shoqëror për shumëçka. Sidomos në kohë krizash të njëpasnjëshme që i janë mbivendosur Shqipërisë në 30 vite, për demokracinë e munguar dhe ekonominë e brishtë. Nuk kemi arritur ende t’ua ofrojmë shqiptarëve. Qytetarët na kanë kërkuar një Shqipëri europiane dhe rikthimi i besimit tek shteti dhe drejtësia. Duhet të ndryshojmë qasje dhe filozofi. Sa më parë ta bëjmë aq më mirë. Viti që lamë pasi ishte viti i parë kur Avokati arriti të plotësojë nivelin e parë drejtues me 5 komisionerë.

Në periudhën janar-dhjetor 2019, Avokati i Popullit ka adresuar 213 rekomandime, 15% më shumë se në 2018 drejtuar organeve të administratës publike duke përfshirë ato qendrore dhe vendore. 134 rekomandime, ose 63% janë pranuar, 25% kanë gjetur zbatim të plotë, 66% të pjesshme dhe 9% nuk janë zbatuar prej mungesës financiare.

10 përqind është refuzuar, 4% është pa përgjigje, 23% në proces. Mungon një Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, që garanton të drejtat e njeriut, problem thelbësor i vendit tonë. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi. Duhet të jetë prioritet kombëtar. Kthimi i besimit të publikut tek sistemi në drejtësi, mbetet në fokus të punës sonë. Sa i përket Policisë, vërehen problematike, në momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjshme, dëmtimi i shëndetit të qytetarëve nga gazet lotsjellësë etj.

Për një sistem penetenciar, duhet një rekrutim i mirë i stafit dhe sigurimi i kushteve të tyre. I pajustifikueshëm është niveli i një minimumi jetik i të jetuarit në Shqipëri. Një nga komponentët bazë të demokracisë ëshë mirëqeverisja, por nuk mund të jetë me një administratë publike që nuk respekton të drejtat e njeriut”.

SHKARKO APP